E rëndë në Greqi/ Debati që përshkallëzoi në sulm me mjet prerës, 18-vjeçari pl*goset nga njerku i tij

Kosovë&Rajon

E rëndë në Greqi/ Debati që përshkallëzoi në

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Aliveri, ku një 18-vjeçar është plagosur pasi u sulmua me thikë nga njerku i tij, 36 vjeç.

Konflikti nisi pas një debati mes të riut dhe njerkut të tij, i cili brenda pak minutash mori një thikë dhe e goditi të riu në kyçin e dorës së djathtë.

Pasi u plagos, 18-vjeçari arriti të largohej nga banesa dhe telefonoi numrin e emergjencës 112.

Policia në Volos ndërhyri menjëherë, duke gjetur të riun dhe duke e transportuar për sigurinë e tij, ndërkohë që arrestuan autorin e dyshuar.

36-vjeçari u akuzua për dhunë në familje dhe përdorim të paligjshëm të armës. Sipas të riut, ai kishte qenë edhe më parë viktimë e dhunës nga njerku.

Gjykata e shpalli fajtor autorin dhe e dënoi me tre vite burgim pa mundësi për lirimin me kusht ose pezullim, duke urdhëruar dërgimin e menjëhershëm në burg./ORA

ME TE LEXUARAT