Gërmimet në Kalludër të Zubin Potokut/ Gjenden mbetje eshtërore të tre personave

Kosovë&Rajon

Gërmimet në Kalludër të Zubin Potokut/ Gjenden mbetje

Policia e Kosovës ka njoftuar se gjatë gërmimeve në fshatin Kalludër të Zubin Potokut janë gjetur mbetje eshtërore të tre individëve, në kuadër të hetimeve për një lokacion të dyshuar si varrezë masive.

Sipas raportit 24-orësh të Policisë së Kosovës, mbetjet janë gjetur më 14 gusht dhe, pas ekzaminimit fillestar nga eksperti mjeko-ligjor, është konstatuar se kanë prejardhje njerëzore dhe paraqesin interes forenzik.

“Fsh. Kalludër, Zubin Potok / 19.04.1999 – NN. Më datën 14.08.2026 njësitë përkatëse policore kanë gjetur mbetjet eshtërore të tre individëve, të cilat sipas ekspertit mjeko-ligjor janë me prejardhje njerëzore dhe janë me interes forenzik”, thuhet në raportin policor.

Autoritetet dyshojnë se mbetjet mund t’u përkasin viktimave të luftës së fundit në Kosovë, ndërsa ekzaminimet dhe procedurat e mëtejshme forenzike pritet të ndihmojnë në identifikimin e tyre dhe sqarimin e rrethanave të vdekjes.

Gërmimet në zonën e Zubin Potokut janë pjesë e një hetimi të zgjeruar lidhur me dyshimet për krime lufte kundër popullatës civile. Autoritetet kanë zhvilluar kontrolle edhe në lokacione të tjera të komunës, ku më herët janë zbuluar mbetje mortore.


Procesi i gërmimeve dhe ekzaminimeve pritet të vazhdojë, ndërsa autoritetet synojnë të zbardhin fatin e personave të zhdukur gjatë luftës në Kosovë dhe të përcaktojnë identitetin e mbetjeve të gjetura./TELEGRAFI

ME TE LEXUARAT