Hera e parë pas më shumë se një dekadë, Vuçiç bojkoton BE, Serbia s’merr marrë pjesë në Samit

Kosovë&Rajon

Hera e parë pas më shumë se një dekadë,

Pas më shumë se 10 vjetë, Serbia nuk do të ketë këtë të mërkurë, 17 dhjetor, asnjë përfaqësues në Samitin BE – Ballkani Perëndimor, i cili do të mbahet në Bruksel.

Njoftimi është bërë nga vetë Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, i cili tha se “as ai dhe as askush tjetër”, nuk do të shkojë në Bruksel.

Vuçiç theksoi se ka biseduar me shumë udhëheqës evropianë dhe se është mirënjohës për respektin që kanë treguar ndaj Serbisë, Ursula von der Leyen dhe Antonio Costa.

“Për herë të parë në 13 ose 14 vitet e fundit, as unë dhe as dikush tjetër nuk do të shkojmë në atë konferencë ndërqeveritare. Askush nuk do ta përfaqësojë Republikën e Serbisë, kështu që Ballkani Perëndimor do të jetë pa Republikën e Serbisë”, tha presidenti.

Sipas tij, këtë vendim e merr për hir të qytetarëve të Serbisë, pavarësisht se e di që kjo do të hasë kritika në Bruksel. Ai theksoi se vendimin e ka marrë personalisht dhe se qeveria serbe nuk duhet të përballet me asnjë lloj presioni për këtë çështje.

 

 

ME TE LEXUARAT