Përdh*unoi një vajzë në plazhin grek/ 52-vjeçari shqiptar arrestohet në Mal të Zi pas 4 vitesh arratisje

Kosovë&Rajon

Përdh*unoi një vajzë në plazhin grek/ 52-vjeçari

Një 52-vjeçar me shtetësi shqiptare, i akuzuar për përdhunimin e një të reje në një plazh të izoluar të Halkidikisë në Greqi, është arrestuar në Mal të Zi, katër vite pas ngjarjes, raportojne mediat greke. 

Sipas mediave greke, arrestimi u krye të mërkurën e kaluar, pasi ndaj 52-vjeçarit ishte në fuqi një urdhër-arresti evropian për akuzën e përdhunimit. Autoritetet greke kanë nisur procedurat për ekstradimin e tij drejt Greqisë, ku pritet të dalë përpara drejtësisë.


Ngjarja ka ndodhur më 30 maj 2022, kur viktima, e cila në atë kohë ishte 22 vjeçe dhe punonte në një hotel të zonës, kishte shkuar në një plazh të izoluar për të bërë një banjë para se të niste turnin e punës.

Sipas dëshmisë së saj, ndërsa qëndronte në plazh, autori iu afrua dhe nisi t’i fliste. Kur ajo i ktheu shpinën, ai dyshohet se e sulmoi nga pas, e goditi dhe e përdhunoi.

“Mund të mos kisha dalë e gjallë”, kishte deklaruar ajo pas ngjarjes.

ME TE LEXUARAT