“Të pushkatohet Haradinaj”/ Kërcënoi ish-kryeministrin, qytetari kosovar e pëson keq nga autoritetet

Kosovë&Rajon

Prokuroria Themelore në Prishtinë i ka nisur hetimet ndaj kërcënimit që i është bërë sot deputetit Ramush Haradinaj.
Në njoftimin e Prokurorisë, thuhet se është autorizuar Policia për identifikimin e personit të dyshuar.

” Prokuroria Themelore në Prishtinë, njofton opinionin publik se, pas pranimit të informatave lidhur me një deklaratë përmes së cilës dyshohet se është kërcënuar deputeti R.H., Prokurori Kujdestar nga Departamenti i Përgjithshëm ka autorizuar Policinë e Kosovës, përkatësisht Njësinë e Hetimeve të Përgjithshme (NJHP), për identifikimin e personit të dyshuar dhe ndërmarrjen e veprimeve urgjente lidhur me këtë rast”, thuhet në njoftim transmeton Klankosova.tv.

 “Ndërkohë, Prokurori i Shtetit në bashkëpunim të ngushtë me Policinë e Kosovës, është duke i ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme hetimore me qëllim të sqarimit të plotë të rrethanave të këtij rasti”, theksohet në njoftim.

 “Prokuroria Themelore në Prishtinë do të vazhdojë të bashkëpunoj ngushtë me Policinë e Kosovës, me qëllim të identifikimit të personit përgjegjës, zbardhjes së plotë të rrethanave të rastit, si dhe do të ndërmarrë të gjitha veprimet e mëtejme, konform dispozitave ligjore në fuqi”.
Një person i cili ka qenë në vizitë brenda Kuvendit të Kosovës, ka bërë thirrje që ish-kryeministri i Kosovës Ramush Haradinaj, të pushkatohet.

Kjo deklaratë ka ngjallur reagime të ashpra në opinonin publik.

ME TE LEXUARAT