Tragjike: Nëna 35-vjeçare vdes vetëm pak ditë pasi solli në jetë fëmijën e saj

Vdekja e një nëne 35-vjeçare, vetëm pak ditë pas lindjes së foshnjës së saj, ka sjellë trishtim në të gjithë komunitetin lokal të Artës.
Gruaja fatkeqe u dërgua në spital pa ndjenja të shtunën në mëngjes (7 shkurt), pasi më parë nuk ndihej mirë; megjithatë, pavarësisht përpjekjeve të stafit mjekësor, ajo vdiq.
Raportohet se 35-vjeçarja kishte lindur fëmijën e saj të dytë 15 ditë më parë në një klinikë në Janinë dhe ishte kthyer në shtëpi, pasi nuk ishte diagnostikuar me probleme shëndetësore dhe nuk kishte histori të rënda mjekësore.
Autopsia e urdhëruar pritet të hedhë dritë mbi shkakun e vdekjes së saj/CNN


