Berisha kundër Bordit të Transparencës për rritjen e çmimit të naftës: Qeveria duhet të ulë taksat
Lajmifundit
/
26 Mars 2026, 13:56
Politikë

Berisha u shpreh sot nuk ka nevojë që qeveria të ngrejë Bordin e Transparencës për monitorimin e çmimit të karburanteve.
Sipas tij ajo që duhet bërë është përgjysmimi i taksave dhe vendosja në nivelin që ka Kosova dhe Maqedonia e Veriut.
“Në shkëmbim flagrant të interesave të qytetarëve dhe në mbrojtje të oligarkëve, nuk ka nevojë për bord për përgjysmo taksat vendos nivelin që ka Kosova dhe Maqedonia, pastaj le të guxojë kush të shesë një qindarkë më shumë, dhe të marrë atë që meriton”, tha Berisha.


