Diplomatja amerikane i shkon në zyrë Altin Dumanit pasi KLP hapi garën për kreun e SPAK: Jemi krenarë!

Politikë

Diplomatja amerikane i shkon në zyrë Altin Dumanit pasi KLP hapi

Vetem pak dite pasi KLP hapi garen per ta zevendesuar ne krye te SPAK, Altin Dumani eshte takuar diten e sotme me te ngarkuaren me pune te ambasades se SHBA ne Tirane.

Krahas takimit, ambasada amerikane ne Tirane ka publikuar mesazhin e vizites se diplomates ne SPAK, duke theksuar mbeshtetje per prokurorin Dumani e madje duke permendur edhe viziten e tij te fundit ne SHBA, e cila u debatua gjate ne mediat e Tiranes.  

Njoftimi i ambasades amerikan ne Tirane:

E Ngarkuara me Punë Nancy VanHorn dhe Kryeprokurori i Posaçëm i SPAK, Altin Dumani, u takuan sot për të diskutuar punën e guximshme të SPAK dhe BKH në bashkëpunim me agjencitë amerikane të zbatimit të ligjit për të luftuar krimin e organizuar, terrorizmin dhe trafikun e drogës.

Ata diskutuan gjithashtu edhe mbi takimet e fundit të Z. Dumani në Uashington me zyrtarë të Administratës Trump në Departamentin e Shtetit dhe në Departamentin e Drejtësisë.

Shtetet e Bashkuara janë krenare që bashkëpunojnë me SPAK në përparësitë tona të përbashkëta për të goditur organizatat e rrezikshme kriminale ndërkombëtare që kërcënojnë sigurinë e Shteteve të Bashkuara dhe të Shqipërisë.

ME TE LEXUARAT