“Dy ballista në një portë dale-dale”/ Rama ironizon Kaprin e Shehajn: Karagjozë të dalë nga koteci i kokës

Politikë

“Dy ballista në një portë dale-dale”/ Rama ironizon

Teksa po votohej për amnistinë, të vetmit deputetë në sallë, ishin ata të partisë “Mundësia” që hidhnin pa mikrofon akuza në drejtim të kryeministrit Edi Rama.

Pas mbylljes së seancës Rama ka shpërndarë edhe një video ku Erald Kapri dhe Agron Shehaj, qëndrojnë para tij.

“Kushedi si rrotullohet në varr!

I ndjeri Mit’hat Frashëri me këta karagjozë të dalë nga koteci i kokës…

Natën, shijojeni me kë ju do qejfi dhe mos e çani kokën për ulëritësit e rrugëve, se aq u mban koteci të shkretëve”, shkruan Rama në rrjetet sociale.

ME TE LEXUARAT