Ish-prokurori i larguar nga Vetingu, Arjan Ndoja tregon pse hyri në politikë: Kam informacione brenda PS…

Politikë

Ish-prokurori i larguar nga Vetingu, Arjan Ndoja tregon pse hyri në

Arjan Ndoja, ish-prokuror i larguar nga sistemi i drejtësisë nga vetingu, tashmë i është futur politikës duke kandiduar për Partinë Demokratike në Durrës.  

I ftuar mbrëmjen e sotme në Top Story, ai tregoi arsyen se përse iu bashku PD dhe sesi po vijon fushata.

“Fushata politike ka më shumë adrenalinë sesa fusha e drejtësisë. Juristët përgjithësisht nuk kanë emocione në zbatimin e ligjit.

Legjenda urbane, simbole, personazhe që kthehen ndonjëherë në emblema, janë krejt ndryshe nga grupe kriminale që shpallin institucionet e drejtësisë.

Unë gjithmonë do të besoj të drejtësia. Unë mendoj se drejtësia po vazhdon të hetojë, ka persona që mund të jenë grupe kriminale, Durrësi në këndvështrimin tim është i qetë, fushata po shkon normalisht.

Kemi informacion të vazhdueshëm deri te kampi i palës kundërshtare, deri në ditën e zgjedhjeve.

Ne jemi lojtar që do luajmë deri në minutën e fundit. PD në qarkun e Durrësit është e përgatitur për çfarëdolloj skenari”, tha Ndoja.

ME TE LEXUARAT