Letra për DASH e nxjerr fillimisht ‘në pension’, pastaj ‘kryetar partie’ – Berisha shmang përgjigjet: “Nuk jam zëdhënës i kompanisë”

Politikë

Letra për DASH e nxjerr fillimisht ‘në pension’, pastaj

Sali Berisha ka zgjedhur të mos japë sqarime të drejtpërdrejta në lidhje me letrën e kompanisë lobuese amerikane, drejtuar Departamentit Amerikan të Shtetit (DASH), ku fillimisht thuhej se ai ishte në pension dhe nuk merrej më me politikë, për t’u korrigjuar më pas me sqarimin se është kryetar i Partisë Demokratike, por pa poste qeveritare.

I pyetur nga gazetarët për këtë çështje, Berisha u shpreh prerazi:
“Për asnjërën prej tyre nuk kam përgjigje. Nuk jam zëdhënësi i kompanisë në fjalë. Ajo ka rregullat e saj të funksionimit, drejtojuni asaj. Shkruaji kompanisë që të të kthejë përgjigje,” – deklaroi ai.

Ish-kryeministri theksoi se për të ka rëndësi që “kompania është transparente dhe jo mafioze”, duke mos marrë asnjë përgjegjësi për informacionet kontradiktore që kanë dalë publikisht.

Letra në fjalë, dërguar në emër të kompanisë tek senatori amerikan Marco Rubio, është bërë objekt debati pasi ndryshoi formulimin lidhur me statusin politik të Berishës, nga “në pension” në “kryetar partie pa funksione shtetërore”.

Kjo ka ngritur dyshime mbi burimin e informacionit fillestar dhe qëllimin e korrigjimit të tij. Berisha refuzoi të komentojë nëse informacioni i gabuar kishte ardhur nga ai personalisht apo nga vetë kompania lobuese.

ME TE LEXUARAT