Liria e Ilir Metës “në duart” e Irena Gjokës, caktohet gjyqtarja paraprake për dosjen e ish-Presidentit

Politikë

Liria e Ilir Metës “në duart” e Irena Gjokës,

Irena Gjoka është caktuar gjyqtare paraprake për dosjën ndaj ish-Presidentit të Republikës Ilir Meta, i cili gjendet prapa hekurave prej 11 muajsh tashmë.

 Gjoka do të vlerësojë veprimet e Prokurorisë dhe do të vendosë nëse do të kalojë dosja për gjykim, do të kthehet për hetime të mëtejshme, apo ajo do të pushohet.

Gjykata e Posaçme e Apelit caktoi datën 8 shtator, ora 10:00, për seancën gjyqësore të ankimit të ish-presidentit Ilir Meta, kundër vendimit që la të pandryshuar masën e sigurisë “arrest në burg” ndaj tij, raporton A2 CNN. Më 13 gusht, Gjykata e Posaçme vendosi të mos pranojë kërkesën e Metës për të lënë qelinë, duke arsyetuar se nuk ka ndryshuar asnjë kusht ligjor që mund të çonte në zbutje të masës së sigurisë “arrest në burg” për të pandehurin.

Ish-presidenti qëndron në paraburgim prej tetorit 2024. Sipas gjykatës, prej 26 majit pozita penale e Metës është rënduar, pasi ai ka marrë cilësinë e të pandehurit dhe është njohur zyrtarisht me akuzat e ngritur ndaj tij.

Gjykata arsyetoi se ekzistonte mundësia që Ilir Meta, në gjendje të lirë, mund të ndikonte te dëshmitarët, referuar faktit se disa prej tyre bëjnë pjesë në subjektin politik ku ai është president dhe se mund t’i influencojë për dëshmi në favor të tij. Kujtojmë se lidhur me hetimet, Prokuroria ka marrë të pandehur përvecc Ilir Metajt edhe shtetasit: Monika Kryemadhi, Ema Çoku, Fatime, Kryemadhi dhe Piro Xhixho.

 

 

ME TE LEXUARAT