“Masa drastike”/ Rama paralajmëron rregullore të re për ndërtuesit: Banorët mos të ndjejnë asnjë zhurmë!

Politikë
“Masa drastike”/ Rama paralajmëron rregullore të re

Kryeministri Edi Rama ka dhënë një tjetër mesazh në kuadër të reformës së re për hapësirat publike dhe respektimin e rregullave urbanistike, duke vënë theksin këtë herë tek kantieret e ndërtimit në zonat e banuara.

Rama theksoi se ndërtuesit nuk mund të kthehen në problem për banorët e zonës, por duhet të marrin të gjitha masat që aktiviteti i tyre të jetë sa më pak i ndjeshëm për komunitetin. Rama paralajmëroi se së shpejti do miratohet një rregullore e re për kantieret e ndërtimit, që do përcaktojë qoftë rregullat për zhurmën e shkaktuar nga këto kantiere, e deri tek zënia e trotuareve.

“Nuk po bëjmë vetëm një pastrim të platformave dhe tendave, por edhe një kontroll të kantiereve. Sepse kantieret nuk dalin në televizor, por janë një burim i përditshëm shqetësimi për qytetarët. Kush ndërton pallat nuk mund të bëhet problemi i zonës. Duhet të marrë masa që zona përreth të mos e ndjejë fare ose ta ndjejë shumë pak. Kantiere të rrethuara, pa zaptim të trotuareve, me kalime për këmbësorët, këto janë gjëra bazike.”- u shpreh Rama.

ME TE LEXUARAT