Braçe kritika të forta KLGJ dhe KLP: Në Thesar nuk e fut dot dorën kushdo, s’i vë dot kush shkelmin parave të shtetit!

Politikë

Braçe kritika të forta KLGJ dhe KLP: Në Thesar nuk e fut dot

Deputeti i PS-së, Erion Braçe, vijoi sot (14 shtator) me kritikat e forta ndaj KLGJ dhe KLP për vendimet për pagat e magjistratëve.

Në Komisionin e Ekonomisë dhe Financave, Braçe tha se askush që nuk është i autorizuar me ligj nuk mund të vendosë për paratë e Thesarit të Shtetit.

“Në qoftë se gjithkush në këtë vend, që ka një fuqi në dorë, do të dalë nesër e të thotë “i dua të ardhurat e mia” kaq, kjo i vë shkelmin parave të shqiptarë. Ata janë paratë e taksapaguave shqiptarë. Përgjegjshmëria duhet të vijë nga këtu dhe jo nga fuqia për të detyruar. Nëse ndjek rrugën e fuqisë, natyrisht që i vëmë shkelmin shteti”, tha ai.

Ligjvënësi socialist e vijoi më tej argumentin e tij:

“Ka qenë vullneti ynë politik, që ata të paguheshin edhe shumë më mirë se deputetët e Kuvendit të Shqipërisë. Në hierarkinë e pagave janë shumë më lart. Në thesarin e shtetit nuk fut dorën kurrkush që nuk është ia autorizuar nga ligji”.

Në fund ai vuri theksin te disiplina financiare që mban në këmbë shtetin dhe se Shqipëria nuk e mban dot një krizë ekonomike.

“Kemi kohë që nuk kemi rënë në kriza të forta pikërisht prej kësaj, sepse nuk ka më fut dorën dhe ik. Disiplina fiskale është themelore për shtetin. A mban më ky vend të hyjë në një krizë ekonomike dhe financiare? Unë mendoj që nuk mban. Duke ruajtur se kush pozicionin e vet, mendoj se ai dalim”, u shpreh Braçe.

ME TE LEXUARAT