"PLAS" në Kuvend! Pa nisur seanca, deputetët e PD zënë vendet e ministrave në sallë

Tensione janë shënuar në Kuvend që në orët e para të ditës, pa nisur ende seanca plenare. Deputetët e Partisë Demokratike kanë zënë vendet e rezervuara për ministrat në sallë, duke shkaktuar përplasje verbale dhe një situatë kaotike.
Gjithçka ka nisur pasi disa deputetë të Partisë Demokratike kanë zënë vendet e ministrave në sallë. Disa prej deputetëve të ulur janë Flamur Noka dhe Klevis Balliu.
Në mes të tensioneve, kreu i grupit parlamentar të PD-së, Gazment Bardhi, ka reaguar me tone të larta, duke akuzuar mazhorancën dhe duke bërë thirrje të drejtpërdrejta: “Çojini në burg”.
Veprimi i deputetëve të opozitës u konsiderua si një akt proteste ndaj qeverisë, ndërsa përfaqësues të mazhorancës e cilësuan situatën si pengim të punimeve normale të Kuvendit.


