“Prania Besnike” në terren/ Rama publikon pamjet nga takimi i përjavshëm: Vijon në të gjithë vendin

Politikë

“Prania Besnike” në terren/ Rama publikon pamjet nga takimi i

Kryeministri Edi Rama ka publikuar këtë të shtunë pamje nga takimi i përjavshëm mbi ecurinë e “Pranisë Besnike”.

Përmes një postimi në “Facebook”, kreu i qeverisë shprehet se takimet vijojnë çdo të premte, në orën 17:00, në të gjithë territorin e vendit.

“Dhe me momente nga takimi i përjavshëm mbi ecurinë e Pranisë Besnike, e cila vijoi edhe këtë të premte në krejt territorin e vendit në 17:00, ju uroj një fundjavë të mbarë”, shkruan Rama.

Në postim, kryeministri ka ndarë edhe një video me momente nga zhvillimi i takimit.

“Prania Besnike” është kthyer në një takim të përjavshëm, ku raportohet mbi ecurinë e angazhimeve në terren.

ME TE LEXUARAT