Rama për “Zvërnecin”: Komisioni Europian është njohur me procesin, Marta Kos foli qartë për faktet

Kryeministri i vendit, Edi Rama ka reaguar sërish sot, më 16 qershor, mbi projekt-idenë e zhvillimit të Zvërnecit.
“Komisioni Europian është njohur në detaje me procesin e dokumentuar administrativ lidhur me Sazanin e Zvërnecin dhe vetë Komisionerja Marta Kos ka folur qartë për të gjithë ata që duan t’i referohen fakteve”, shkruan Rama.
Komisionerja për Zgjerimin, Marta Kos, një ditë më parë u shpreh se Shqipëria ka dhënë garanci se për projektin e Zvërnecit do të kryhet një vlerësim i plotë i ndikimit në mjedis.

“Kemi marrë garanci nga qeveria shqiptare se do të kryhet një vlerësim i plotë i ndikimit në mjedis dhe se standardet evropiane të mbrojtjes së mjedisit do të respektohen”, u shpreh Kos.
Megjithatë, prej 16 ditësh, protestuesit vijojnë rezitencën në rrugët e Tiranës duke kërkuar largimin e asaj që ato e kanë cilësuar si “klasa e vjetër politike”.