Reforma territoriale ndez debatet në Vlorë, Mazniku dhe Boçi me qëndrime të kundërta

Politikë

Reforma territoriale ndez debatet në Vlorë, Mazniku dhe Boçi me

Komisioni i Posaçëm për Reformën Administrativo-Territoriale zhvilloi këtë të martë një tjetër dëgjesë publike në Vlorë, ku nuk munguan debatet mes përfaqësuesve të mazhorancës dhe opozitës për të ardhmen e bashkive në vend.

Bashkëkryetari socialist i komisionit, Arbjan Mazniku, deklaroi se diskutimi nuk duhet të fokusohet vetëm te ndarja e territorit, por te rritja e eficiencës së bashkive dhe aftësia e tyre për të ofruar më shumë shërbime për qytetarët.

Sipas tij, reforma duhet të shihet si një proces afatgjatë që ndikon në zhvillimin e Shqipëris, veçanërisht në kuadër të objektivit për anëtarësim në Bashkimi Europian.

Në anën tjetër, bashkëkryetari demokrat Luçiano Boçi kritikoi reformën territoriale të vitit 2014, duke e cilësuar Vlorën si një nga shembujt më të qartë të problematikave që ajo ka sjellë.

Boçi kërkoi që ndryshimet e reja të realizohen përmes konsensusit politik, duke theksuar se shumë bashki përballen me mungesë fondesh dhe vështirësi në ofrimin e shërbimeve bazë.

Sipas tij, problemet reale të territorit shihen nga afër në komunitete dhe jo vetëm në diskutimet parlamentare.

 

ME TE LEXUARAT