Berisha thirrje për protestën e 8 majit: Të vendosur për të vazhduar betejën tonë

Politikë

Berisha thirrje për protestën e 8 majit: Të vendosur për

Kreu i Partisë Demokratike e Shqipërisë, Sali Berisha, zhvilloi një takim në kuadër të “foltoreve” në zonën e Astirit.

Në fjalën e tij, Berisha bëri sërish thirrje për pjesëmarrje në protestën e 8 majit, duke deklaruar se opozita ndodhet në “kilometrin e fundit” të betejës së saj politike.

“Jemi në kilometrin e fundit. Përsëri, rruga është e vështirë, por absolutisht, Edi Rama është i pashpresë. Dhe ne do ta bëjmë këtë kilometër për sakrificën tonë, për fëmijët tanë dhe të ardhmen e tyre”, u shpreh Berisha.

Ai tha se protesta e 8 majit do të jetë një moment i rëndësishëm për opozitën dhe qytetarët shqiptarë.

Sipas tij, në rrugët dhe sheshet e Tiranë do të përcillet një mesazh kundër qeverisë dhe në mbrojtje të të drejtave dhe lirive të qytetarëve.

Në fund të fjalës së tij, Sali Berisha u bëri thirrje mbështetësve që të marrin pjesë në protestën që ai e cilësoi paqësore.

 

 

ME TE LEXUARAT