Situatë kritike në Lindjen e Mesme, SHBA godet anijet iraniane në Ngushticën e Hormuzit

Bota

Situatë kritike në Lindjen e Mesme, SHBA godet anijet iraniane në

Armëpushimi në Lindjen e Mesme po rrezikohet, ndërsa SHBA-të dhe Irani luftojnë për kontrollin e Ngushticës së Hormuzit.

Ushtria amerikane shkatërroi gjashtë anije të vogla iraniane, që dyshohet se po përpiqeshin të ndërprisnin transportin tregtar.

Ndërkohë, Emiratet e Bashkuara Arabe kanë thënë se ishin shenjestër e sulmeve dhe se mbrojtja e tyre ajrore ka kapur raketa balistike të lëshuara nga Irani, ndërsa një zjarr u raportua në një objekt nafte në Fujairah pas një sulmi të dyshuar me dronë.

BE-ja i dënoi fuqimisht sulmet me raketa të Iranit kundër partnerëve strategjikë në Gjirin Persik dhe shprehet e gatshme të kontribuojë në përpjekjet diplomatike për të ulur tensioned.

Incidenti vjen ndërsa tensionet rriten, me Presidentin e Shteteve të Bashkuara Donald Trump që paralajmëroi se Irani do të fshihet nga faqja e dheut nëse anijet e Marinës Amerikane bëhen shënjestër në Ngushticën e Hormuzit.

Më shumë se 800 anije dhe rreth 20.000 anëtarë ekuipazhi mbeten të bllokuar në Ngushticën e Hormuzit, e cila është jetike për furnizimin global me naftë.

ME TE LEXUARAT