“Isha tek Meta para se të vija këtu”, Balliu tregon kushtet e qelisë së ish-presidentit: Dhoma 2 me 2, e vetmja pa sinjal...

Politikë

“Isha tek Meta para se të vija këtu”, Balliu tregon

Deputeti i Partisë Demokratike, Klevis Balliu, ka folur në seancën plenare të kësaj të hëne edhe për kushtet e paraburgimit ku ndodhet ish-presidenti Ilir Meta.

Balliu u shpreh se gjatë një vizite në ambientet e paraburgimit ka parë nga afër kushtet, të cilat i cilësoi si të papërshtatshme, duke përmendur sipas tij një dhomë të vogël dhe mungesë të kushteve bazë si tavolinë apo karrige.

Ai pretendoi gjithashtu se në ambientet ku mbahet Meta kishte vetëm një “bibliotekë” me pak libra dhe se një nga dhomat nuk kishte sinjal telefoni, duke e konsideruar këtë një problem serioz.

Balliu shtoi se edhe persona të tjerë të ndaluar, përfshirë protestues dhe të rinj, po mbahen sipas tij në kushte të vështira, duke kërkuar vëmendje më të madhe për trajtimin e të paraburgosurve në sistemin e drejtësis

Isha tani para se të vija këtu te paraburgimi ku pashë edhe ish-presidentin Ilir Metën. I pyeta: a keni bibliotekë këtu? Po më thanë. Kur shkova ta shihja ishte një sirtar me 15 libra, dhoma e boshatisur pa karrige, pa tavolinë. 15 libra quhej biblioteka. Pastaj kushtet e qelisë së Metës, dhoma 2 me 2. Ishte rastësisht e vetmja dhomë që nuk i punonte as sinjali. Disa protestues që janë sot në burg rrinë në kushte mizerabël. Nuk janë as burgje. Kemi pasur edhe 18-vjeçarë që janë futur në burg për 2 cigare hashash”, u shpreh Balliu.

ME TE LEXUARAT