Foltorja e PD nis me një minutë heshtje, Berisha: Protesta e 8 majit, “revoltë qytetare” si asnjëherë më parë

Politikë

Foltorja e PD nis me një minutë heshtje, Berisha: Protesta e 8 majit,

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, e nisi këtë të hënë foltoren e përjavshme me një minutë heshtje në nderim të dy fëmijëve që humbën jetën tragjikisht në Durrës.

Në fjalën e tij, Berisha shprehu ngushëllimet për familjarët dhe qytetarët e Durrësit, duke e cilësuar ngjarjen si një traumë të rëndë të shkaktuar nga një person që ai e quajti “i forti i lagjes”.

“U ftoj të nderojmë me një minutë heshtje engjëjt që qyteti i Durrësit dhe familjet i përcollën në banesën e fundit. Të ngushëllojmë familjet dhe qytetin për këtë dhimbje të madhe.

Një kriminel i damkosur u mori jetën dhe më pas u largua, duke i lënë në kthetrat e vdekjes,” u shpreh ai.

Më tej, Berisha u ndal edhe te protesta e paralajmëruar më 8 maj, për të cilën tha se nuk do të jetë një protestë politike, por një revoltë qytetare.

Sipas tij, protesta do të jetë një “kushtrim ndërgjegjeje” për shqiptarët, e fokusuar tek dinjiteti, familja dhe siguria e qytetarëve, veçanërisht e fëmijëve.

ME TE LEXUARAT