“Nuk kam dhënë shembull të mirë”, Ola: Kur bën keq të vret, do zhgënjehesha nëse...

Showbiz

“Nuk kam dhënë shembull të mirë”, Ola: Kur

Ola ka folur për situatën e krijuar gjatë ditëve të fundit, duke pranuar se sjellja e saj mund të ketë dhënë energji negative te publiku.

“Nëse unë u kam dhënë energji negative njerëzve, do të zhgënjehesha nëse do të më mbanin. Dua që nga këtu të dalin figura të pastra dhe të japin shembull. Unë nuk e kam bërë këtë. E kam çuar veten në një pikë ku njerëzit më gjykojnë dhe nuk mund t’u kthej përgjigje. Kur bën keq, të vret”, u shpreh ajo.

Ndërkohë, edhe fermerët e tjerë kanë komentuar situatën e ndodhur të hënën.

Sara tha se është ndjerë keq për atë që ndodhi, por vlerësoi cilësitë e Olës.

“Jam ndjerë shumë keq dhe e kam shprehur. Nuk jam ndjerë mirë për situatën. Ola ka shumë vlera dhe mund t’i shprehë”, tha ajo.

Ndërsa Soni deklaroi se Ola e ka kuptuar se reagimi i saj ishte i gabuar.

“Edhe vetë e ka kuptuar që ishte një reagim i gabuar. E rëndon përballja me situatën dhe me familjen”, tha ai.

Nga ana tjetër, Moza u shpreh se po pret vendimin e publikut për të parë nëse do të ketë një diskutim të mëtejshëm me Olën.

ME TE LEXUARAT