Incidentet në Bulevard/ Policia shoqëron tre protestues, 3 efektivë të plagosur dërgohen te Trauma
Lajmifundit
/
8 Maj 2026, 22:07
Politikë

Tre protestues janë shoqëruar nga policia pas incidenteve të regjistruara në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, ku forcat e rendit bllokuan marshimin drejt Ministrisë së Brendshme.
Gjatë protestës së Partisë Demokratike u raportuan disa akte dhune, duke nisur nga hedhja e gurëve, fishekzjarrëve dhe bombave molotov në drejtim të efektivëve të policisë.
Si pasojë e këtyre incidenteve, tre punonjës të Forcës Kombëtare të Sigurisë mbetën të lënduar dhe u transportuan për mjekim në Spitali Ushtarak, ku ndodhen jashtë rrezikut për jetën.