Mes molotovëve, fishekzjarrëve dhe gurëve mbyllet protesta e PD, Berisha i çon protestuesit tek selia blu

Politikë

Mes molotovëve, fishekzjarrëve dhe gurëve mbyllet protesta e PD,

Është mbyllur protesta e Partisë Demokratike pas rreth 90 minutash.

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, deklaroi pas protestës së sotme se tubimi ishte paqësor, ndërsa akuzoi policinë se provokoi situatën duke bllokuar Bulevardin “Dëshmorët e Kombit”.

Sipas Berishës, opozita ishte në një marshim paqësor drejt ministrive, por u pengua nga forcat e rendit.

“Ju e patë që ishim në një marshim paqësor. Na bllokuan rrugën dhe shkelën çdo të drejtë. Kjo që ndodhi sot është një akt i rëndë dhe do të marrë përgjigjen e merituar”, u shpreh ai.

Berisha paralajmëroi gjithashtu se opozita do të shqyrtojë format e ardhshme të reagimit politik.

Më tej, ai bëri të ditur se drejtuesit e lartë të Partisë Demokratike do të mblidhen në selinë blu për të bërë bilancin e protestës së zhvilluar para Kryeministrisë dhe Ministrisë së Brendshme.

Tubimi nisi para Kryeministrisë në orën 20:00 dhe u shoqërua me hedhje molotovësh dhe fishekzjarrësh nga demokratët, ndërsa policia u kundërpërgjigj me gaz lotsjellës dhe ujë.

ME TE LEXUARAT