Mjegulla 'pushton' aksin Kardhiq-Delvinë, 5 aksidente dhe vështirësi në qarkullim! Policia apel për kujdes
Lajmifundit
/
8 Maj 2026, 21:21
Aktualitet

Mjegulla e dendur që ka përfshirë pasditen e sotme aksin rrugor Kardhiq-Delvinë, duke nisur nga dalja e tunelit dhe në vijim të gjithë zonën, ka sjellë vështirësi të shumta në qarkullimin e automjeteve.
Sipas burimeve nga policia, deri tani janë shënuar 5 aksidente rrugore që kanë shkaktuar vetëm dëme materiale.
Në këtë aks ndodhen patrullat e Policisë Rrugore të Sarandë, të cilat po monitorojnë situatën dhe po udhëzojnë drejtuesit e mjeteve të lëvizin me kujdes, të respektojnë shpejtësinë e lejuar dhe të mbajnë ndezur dritat.


