Tensionet në protestë, Berisha: Policia kreu krim të shëmtuar
Lajmifundit
/
8 Maj 2026, 21:38
Politikë

Pas tubimit para Kryeministrisë dhe Ministrisë së Brendshme, ka reaguar edhe kreu i PD-së, Sali Berisha.
Berisha deklaroi se protesta ishte paqësore, por sipas tij marshimi u pengua nga forcat e policisë.
“Ishim në marshim paqësore, u bllokua rruga, këta do të marrin përgjigjen e merituar. Këta kanë kryer krim të shëmtuar, ne po bënim marshimin tonë, marshim paqësor. Por Edi Balluku dhe Lubi Rama vend në këtë tokë nuk kanë pa shkuar para ligjit. Ne po marshonim dhe bllokuan bulevardin. Do të përgatitemi për të gjithë format dhe u garantoj se betejën e kanë të humbur”, tha Berisha.


