“Çfarë keni, pse hidhni ujë”, Gazment Bardhi përplaset me efektivët e policisë

Teksa protesta është në zhvillim, deputeti i Partisë Demokratike, Gazment Bardhi, është përplasur verbalisht me efektivët e policisë.
Bardhi akuzoi uniformat blu se po provokojnë një protestë që, sipas tij, ka qenë paqësore.
“Në cilin vend të botës pengohet protesta? Nga kush i merrni urdhrat ju? A ishte protesta paqësore? Pse e provokoni protestën? A keni ligj ju apo zbatoni vetëm urdhra të paligjshëm?”, deklaroi Bardhi.
Reagimi i Bardhit erdhi pak minuta pas tensioneve në protestë, ku policia pengoi marshimin e protestuesve në drejtim të Ministrisë së Brendshme, duke e shpërndarë turmën me ujë.
Në një moment protestuesit hodhën molotov, ndërkohë që policia u kundërpërgjigj me gaz lotsjellës.


