Raketat drejt Emirateve të Bashkuara Arabe, reagon Irani: Nuk kishim synim të sulmonim

Bota

Raketat drejt Emirateve të Bashkuara Arabe, reagon Irani: Nuk kishim synim

Mediat shtetërore iraniane kanë deklaruar se Irani “nuk kishte ndërmend të godiste Emiratet e Bashkuara Arabe”, duke cituar një zyrtar të lartë të paidentifikuar.

Deklarata vjen pas njoftimit të Ministrisë së Mbrojtjes së Emirateve të Bashkuara Arabe, e cila tha se vendi ishte goditur nga katër raketa të lëshuara nga Irani, si dhe sulme me dronë, të cilat i cilësoi si një “përshkallëzim të rrezikshëm”.

Këto zhvillime shënojnë sulmet e para të raportuara që nga armëpushimi mes Teheranit dhe Uashingtonit, në një kohë kur tensionet në rajon janë rritur ndjeshëm pas njoftimeve për operacione ushtarake dhe sigurinë në Ngushticën e Hormuzit.

ME TE LEXUARAT