Bisedë me Macron, Von der Leyen dhe Kurtin, Rama ndan fotot nga Samiti i Komunitetit Politik Europian
Lajmifundit
/
4 Maj 2026, 20:40
Politikë

Kryeministri Edi Rama ka publikuar foto nga takimet e zhvilluara në kuadër të Samitit të 8-të të Komunitetit Politik Europian, që po mbahet në Armeni.
Në pamjet e ndara në rrjetet sociale, Rama shihet gjatë bisedave me liderë të rëndësishëm evropianë, përfshirë presidentin francez Emmanuel Macron, presidenten e Komisionit Europian Ursula von der Leyen dhe kryeministrin e Kosovës Albin Kurti.
Samiti mbledh krerë shtetesh dhe qeverish nga e gjithë Evropa, me fokus diskutimet mbi sigurinë, bashkëpunimin rajonal dhe sfidat ekonomike e politike që përballon kontinenti.






