Britney Spears përballet me vendimin e gjykatës, 12 muaj mbikëqyrje pas qarkullimit në gjendje të dehur

Këngëtarja e njohur Britney Spears është shpallur fajtore nga një gjykatë në Kaliforni për drejtim automjeti nën ndikimin e alkoolit dhe substancave, dhe është vendosur nën 12 muaj mbikëqyrje.
Ngjarja ka ndodhur pas arrestimit të saj në mars të këtij viti, kur policia e ndaloi pranë banesës së saj me dyshimin se po drejtonte makinën në gjendje të dehur.
Sipas vendimit gjyqësor, rasti është trajtuar si kundërvajtje e lehtë (“wet reckless”), që përfshin pranimin e fajit për drejtim të rrezikshëm të lidhur me alkool ose substanca. Përveç mbikëqyrjes njëvjeçare, ajo do të duhet të paguajë gjoba dhe të ndjekë një program edukimi për drejtimin e sigurt.
Britney Spears nuk ishte e pranishme në seancë, por u përfaqësua nga avokati i saj, i cili pranoi fajësinë në emër të saj.
Mediat raportojnë se pak para seancës ajo kishte dalë nga një klinikë rehabilitimi, ku ishte trajtuar për disa javë me dëshirën e saj.
Pas arrestimit, përfaqësuesit e saj e kanë cilësuar ngjarjen si të pajustifikuar dhe kanë bërë të ditur se këngëtarja do të bashkëpunojë me autoritetet dhe do të ndjekë të gjitha detyrimet ligjore.


