Von der Leyen dënon sulmet ndaj Emirateve: Të papranueshme, shkelje e së drejtës ndërkombëtare

Bota

Von der Leyen dënon sulmet ndaj Emirateve: Të papranueshme, shkelje e

Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, ka dënuar ashpër sulmet e raportuara iraniane ndaj Emirateve të Bashkuara Arabe, duke i cilësuar ato si të papranueshme dhe shkelje të së drejtës ndërkombëtare.

Në një reagim në rrjetet sociale, ajo shprehu solidaritet të plotë me udhëheqjen dhe popullin e Emirateve, duke theksuar se siguria në Lindjen e Mesme ka ndikim të drejtpërdrejtë edhe për Evropën.

Von der Leyen shtoi se Bashkimi Evropian do të vazhdojë bashkëpunimin me partnerët ndërkombëtarë për uljen e tensioneve dhe për gjetjen e një zgjidhjeje diplomatike në konfliktin e përshkallëzuar në rajon.

"Sot, partneri ynë, Emiratet e Bashkuara Arabe, është shënjestruar përsëri nga sulme të egra me raketa dhe dronë nga Irani. Shpreh solidaritetin tim të plotë me Mohamed Bin Zayed, popullin e Emirateve të Bashkuara Arabe dhe partnerët tanë në të gjithë Lindjen e Mesme.

 Këto sulme janë të papranueshme dhe përbëjnë një shkelje të qartë të sovranitetit dhe të drejtës ndërkombëtare. Siguria në rajon ka pasoja të drejtpërdrejta për Evropën. Prandaj, ne do të vazhdojmë të punojmë ngushtë me partnerët tanë për deeskalimin dhe një zgjidhje diplomatike për t'i dhënë fund veprimeve brutale të regjimit iranian, si kundër fqinjëve të tij ashtu edhe kundër popullit të tij", shkroi ajo.

ME TE LEXUARAT