Aksidenti tragjik në Durrës, Agron Llakaj nuk i mban lotët: Jemi bashkëautorë në krim

Showbiz

Aksidenti tragjik në Durrës, Agron Llakaj nuk i mban lotët: Jemi

Agron Llakaj ka reaguar me emocione të forta duke folur për aksidentin tragjik në Durrës ku humbën jetën dy fëmijë dhe një tjetër mbeti i plagosur rëndë.

Aktori i njohur nuk i ka mbajtur dot lotët gjatë diskutimit, ndërsa e ka cilësuar ngjarjen si një “karambol shpirtëror” dhe një dhimbje që prek gjithë shoqërinë. Ai ka shprehur ngushëllimet për familjarët e viktimave dhe ka theksuar se vetëm përjetimi i dhimbjes mund ta bëjë njeriun të kuptojë peshën e saj.

Në fjalën e tij, Llakaj ka ngritur shqetësime për gjendjen e shoqërisë, duke thënë se mungon edukata dhe respekti, ndërsa sipas tij “të fortët” shpesh marrin hapësirë dhe ndikim më të madh në jetën publike.

Ai ka kritikuar edhe mënyrën se si shoqëria reagon ndaj tragjedive, duke theksuar se shpesh ka harresë të shpejtë dhe mungesë reflektimi të thellë. Sipas tij, rritja e brezit të ri po ndikohet nga modele të gabuara që promovojnë forcën dhe jo përgjegjësinë.

Në fund, Llakaj ka theksuar se krimi rrugor duhet parë me seriozitet të madh dhe se dënimet nuk mjaftojnë nëse nuk shoqërohen me ndryshim real shoqëror dhe kulturor.

 

Për mua është një karambol shpirtëror. Ndoshta mund të vija në studion tënde dhe të qeshnim. Por kjo është një klithmë për të gjithë shoqërinë. Dua të shpreh ngushëllimet më të sinqerta për familjarët. Zoti i forcoftë. Duhet të pësosh në jetë që të kuptosh se çfarë është dhimbja.



Ne kemi një shprehje që thuhet ‘larg nga evlati’. Kemi parë fëmijë që përcjellin prindin, por që prindërit të përcjellin fëmijët e tyre, kjo është klithmë. Ne si shoqëri harrojmë shpejt. Këtu është problemi i thelbit të shoqërisë.

Ne jemi një shoqëri e paedukuar, një shoqëri rrugaçe. Çfarëdo që ndodhte diçka e tillë, do ndodhte. Mendoj se sot udhëheqin të fortët. Ata kanë të drejtën absolute të futen ku të duan, sa të duan… Tirana nuk të le të ecësh më shumë se 40 km/h.

Thjesht mbajmë sytë nga ekrani, veshët diku për të mësuar viktimën e radhës. Mendoj se është një problem pak më tepër sesa për ta folur dhe për ta bërë. Klithma ime është e jashtëzakonshme, por janë ato vargjet e Migjenit: Ah që s’kam një grusht të fortë që ti bie malit’. Unë kujt ti bie?

Ne na mungon dashuria e njeriut për njeriun. Mua më duket se ky krim, me atë heshtjen tonë, jemi bashkëautorë në krim. Unë jam prind, jam gjysh. Mezi pres mëngjesin që ata engjëj të mi të më thonë: ‘Mirëmëngjes gjysh, ditë të mbarë’.

Dhimbja është njësi relative. Por te kjo, klithma është pak. Iu përgjigja ftesës pa menduar se mund të jem adapti për të bërë një analizë, pavarësisht se roli që kam në ekran na bën të përcjellim mesazhe. Jemi një shoqëri Facebook-u, TikTok-u…

Po rrisim një brez, mbase e ekzagjeroj, një brez i rrezikshëm. I shoh dhe them: ‘Oh Zot, a kanë familje këta, a kanë prindër?’. Ata shohin modele që i forti sundon.

Dëgjova Erion Braçen që tha se është krim. Po është krim, do dënohet ai dhe për x vite do dalë ai. Edhe dënimi i tij nuk ka vlerë. Çfarëdo që të jetë. Burgim i përjetshëm, do ta mbajmë me bukë. Çfarë?”, tha Llakaj.

ME TE LEXUARAT