Aksidenti i Durrësit/ Ekspertët: Shkelësit serialë të ndalohen në kohë, patentat t’u bllokohen përgjithmonë

Aktualitet

Aksidenti i Durrësit/ Ekspertët: Shkelësit serialë të

Nikoll Radaçi, 57 vjeç, i dyshuar si shkaktari i aksidentit tragjik në Durrës, rezulton me një historik të përsëritur shkeljesh të Kodit Rrugor, çka sipas ekspertëve ngre dyshime se ngjarja mund të ishte parandaluar.

Të dhënat tregojnë se ai ishte ndëshkuar disa herë nga Policia e Shtetit: në vitin 2020 për parakalim të gabuar dhe në vitin 2022 për tejkalim të shpejtësisë, ku i ishte pezulluar edhe patenta. Pavarësisht këtyre masave, më 3 maj 2026 ai dyshohet se, në gjendje të dehur, shkaktoi aksidentin ku humbën jetën dy fëmijë.

Ekspertët e sigurisë rrugore dhe juristët theksojnë se raste të tilla tregojnë mungesë të mekanizmave efektivë parandalues. Sipas tyre, persona me precedentë të tillë duhet të identifikohen dhe të monitorohen më nga afër nga autoritetet.

Avokati Ledio Braho nënvizoi se prania e shtuar e policisë në komunitet dhe zbatimi më rigoroz i ligjit mund të kishin shmangur një tragjedi të tillë. Ndërsa eksperti rrugor Gëzim Hoxha kërkon masa më të ashpra, si heqja përfundimtare e lejes së drejtimit për ata që kapen duke drejtuar në gjendje të dehur.

Sipas ekspertëve, rritja e dënimeve nuk mjafton nëse nuk shoqërohet me zbatim konsekuent të ligjit dhe masa konkrete parandaluese për drejtuesit problematikë.

ME TE LEXUARAT