Incident në Premeir League, futbollisti i Çelsit bie pa ndjenja, largohet me barrelë nga fusha

Ndeshja e Premier League mes Çelsit dhe Notingem Forest është ndërprerë për rreth 10 minuta pas një incidenti të rëndë në fushë, që ka shkaktuar panik te lojtarët dhe tifozët.
Futbollisti 18-vjeçar i Çelsit, Xhesi Derri, i cili po zhvillonte debutimin e tij me ekipin e parë dhe kishte bërë një paraqitje të mirë, u përplas në fund të pjesës së parë gjatë një dueli ajror me Zak Abot të Notingem Forest. Pas goditjes në kokë, ai ra menjëherë pa ndjenja në fushë.
Stafi mjekësor ndërhyri me shpejtësi dhe lojtari u transportua me barrelë drejt dhomave të zhveshjes, duke mbajtur maskë oksigjeni. Më pas, gjatë pushimit të ndeshjes, ai u dërgua me ambulancë nga stadiumi “Stamford Bridge” drejt një spitali në Londër për ekzaminime të mëtejshme.
Incidenti ka ngritur shqetësim të madh për gjendjen e tij shëndetësore


