Emiratet e Bashkuara Arabe: Sulmet e Iranit janë të papranueshme dhe kërcënojnë sigurinë rajonale

Ministria e Punëve të Jashtme e Emirateve të Bashkuara Arabe ka reaguar pas zhvillimeve të fundit në rajon, duke e cilësuar të papranueshëm rifillimin e sulmeve nga Irani.
Në një deklaratë zyrtare, autoritetet e Emirateve theksojnë se çdo përshkallëzim i tillë përbën një kërcënim të drejtpërdrejtë për sigurinë dhe stabilitetin rajonal, duke e konsideruar situatën si tejet të rrezikshme.
“Ne dënojmë fuqimisht sulmet e vazhdueshme me raketa dhe dronë”, thuhet në reagim, ku i bëhet thirrje për ulje tensionesh dhe shmangie të përshkallëzimit të mëtejshëm.
Ndërkohë, sipas raportimeve, Irani ka lëshuar katër raketa, nga të cilat tre janë kapur nga sistemet e mbrojtjes ajrore, ndërsa situata në rajon mbetet e tensionuar.


