Putin shpall armëpushim 2-ditor, paralajmëron Ukrainën: Nëse sulmoni do godasim me raketa në qendër të Kievit

Presidenti rus Vladimir Putin ka shpallur një armëpushim dyditor më 8 dhe 9 maj në luftën me Ukrainën, me rastin e Ditës së Fitores, sipas mediave shtetërore ruse.
Ministria ruse e Mbrojtjes njoftoi se vendimi është marrë nga udhëheqja e vendit dhe parashikon ndalimin e përkohshëm të luftimeve gjatë festimeve që shënojnë fitoren ndaj Gjermanisë naziste në Luftën e Dytë Botërore.
Megjithatë, në deklaratë paralajmërohet se çdo përpjekje e Ukrainës për të ndërprerë armëpushimin do të konsiderohet shkelje dhe mund të pasohet nga kundërpërgjigje ushtarake, përfshirë sulme ndaj objektivave në Kiev, sipas pretendimeve të palës ruse.


