Video/ Aeroplani përplaset me një pallat në Brazil, humbin jetën dy persona

Bota

Video/ Aeroplani përplaset me një pallat në Brazil, humbin

Një aksident i rëndë ajror është regjistruar në qytetin Belo Horizonte të Brazilit, ku një aeroplan i vogël është përplasur me një ndërtesë, duke shkaktuar vdekjen e të paktën dy personave.

Sipas autoriteteve lokale dhe Departamentit të Zjarrfikësve, në bord ndodheshin pesë persona në momentin e incidentit. Fillimisht, avioni është përplasur me një ndërtesë trekatëshe dhe më pas ka rënë në parkingun e një kompleksi banimi.

Banorët e zonës kanë raportuar se aeroplani po fluturonte në një lartësi shumë të ulët dhe se para përplasjes është dëgjuar një zhurmë e fortë. Disa dëshmitarë dyshojnë se piloti mund të ketë tentuar të shmangte një goditje tjetër në zonë, por ka humbur kontrollin e mjetit fluturues.

Autoritetet braziliane kanë nisur hetimet për të zbardhur rrethanat dhe shkaqet e sakta të aksidentit.

ME TE LEXUARAT