Shpërthen në flakë porti kryesor i naftës në Emiratet e Bashkuara Arabe, autoritetet: Rrëzuam tre raketa iraniane

Një zjarr i madh ka shpërthyer në portin e Fujairah, një nga qendrat kryesore të magazinimit dhe eksportit të naftës në Emiratet e Bashkuara Arabe, sipas autoriteteve lokale.
Zyra e Medias e Qeverisë së Fujairah bëri të ditur se ekipet e mbrojtjes civile janë angazhuar për shuarjen e flakëve dhe për të parandaluar përhapjen e tyre në zonat përreth portit.
Sipas disa raportimeve, incidenti dyshohet të jetë shkaktuar nga një sulm me dron, për të cilin autoritetet lokale kanë hedhur akuza ndaj Iranit, megjithëse këto pretendime nuk janë konfirmuar në mënyrë të pavarur dhe nuk ka ende reagim zyrtar nga Teherani.
Ndërkohë, Ministria e Mbrojtjes e Emirateve të Bashkuara Arabe ka njoftuar se ka interceptuar tre raketa të lëshuara, sipas saj, nga territori iranian, duke rritur më tej tensionet në rajon.


