Aksident tragjik në Gjermani/ Makina merr para këmbësorët, humbin jetën 2 persona, plagosen 8 të tjerë
Lajmifundit
/
4 Maj 2026, 18:31
Bota

Një aksident i rëndë ka ndodhur në qytetin e Leipzigut në Gjermani, ku të paktën dy këmbësorë kanë humbur jetën dhe tetë të tjerë kanë mbetur të plagosur.
Sipas raportimeve të mediave gjermane, një automjet ka përplasur grupin e këmbësorëve ndërsa po lëvizte me shpejtësi të lartë.
Policia ka mbërritur menjëherë në vendngjarje dhe ka nisur hetimet për të zbardhur rrethanat e plota të aksidentit, ndërsa ende nuk janë bërë të ditura detaje mbi drejtuesin e mjetit apo shkaqet e incidentit.


