“Kërkon shokët, mendon se ata janë gjallë”, babai i 8-vjeçarit të plagosur: Është dëmtuar në pjesën e legenit!

Aktualitet

“Kërkon shokët, mendon se ata janë gjallë”,

Tragjedia e ndodhur në Durrës të dielën ku një aksident u mori jetën dy fëmijëve të mitur dhe plagosi një tjetër, tronditi jo vetëm komunitetin atje, por mbarë opinionin publik.

Në një intervistë në emisionin “Me Zemër të Hapur” të moderatores dhe autores Evis Ahmeti, babai i 8-vjeçarit të plagosur, foli për situatën, në gjendje shumë të prekur ai ka thënë se fëmija ka marrë dëmtime nga përplasja.

Gjatë intervistës tregoi se në tjetër fëmijë, ishte duke luajtur me ta kur ndodhi aksidenti, por fatmirësisht shpëtoi sepse ishte në anë të biçikletës.

“Kam marrë çunin dhe jam nisur për Tiranë sepse spitali i Durrësit më nisi për në Tiranë. Djali komunikonte, por kërkonte shokët…ndërsa fëmija i katërt nuk ishte prekur nga makina ka shpëtuar , ishte në anë të biçikletës.. djalin e nxorën nga reanimacioni dhe e kanë shtruar në dhomë më vetë…Është shumë i rënduar. Pyeste vetëm për kushëririn, a është vrarë si mua…Unë i nxora një foto që kishin arrestuar personin , e mbante mend. Vetëm atë mbante mend. Ka marrë dëmtim në pjesën e legenit që ka një thyerje, dhe tek këmba. Po ashtu i kanë vendosur një shtizë, ka edhe dëmtim te pjesa e mushkërive…Nuk mbante mend asgjë, vetëm thotë që ishte shumë shpejt makina…Pranë djalit tani është motra e zotërisë”, u shpreh ai.

ME TE LEXUARAT