Sulmuan me vezë policët, Berisha: Kërkoj lirimin e tyre! Rama dhe Vuçiç përgjegjës për ngjarjen në Hagë

Politikë

Sulmuan me vezë policët, Berisha: Kërkoj lirimin e tyre! Rama dhe
Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha në seancën planare e nisi fjalën e tij për protestën që po mbahet para Kuvendit. Edhe pse nuk vuri në dukje që protestuesët sulmuan me vezë policët, kërkoi që t’i lirojnë të ndaluarit.

"Denonocoj dhunën policieske ndaj të rinjve, kërkoj lirimin e protestuesve dhe ndëshkimin e atyre që sollën dhunën. Hiqni dorë nga mbrojtja e tij (Ramës) se do ju marrë me vete në anijen e tij që po mbytet.

E paimagjinueshme skandali në të cilin dalin Rama, Lubia, Nufi...A e kuptoni ç’u bëni shqiptarëve ju apo jo? I jepni paratë kompanisë së Edi Ramës. Blen automjetet, ku i blen dhe ku nuk i blen dhe shteti ia blen ato automjete me paratë tona.

A ka akt më të shëmtuar se ky? A ka vjedhje më flagrante se kjo? A keni ju interesin më të vogël njerëzor apo jeni ushtarë të Yeffet-it dhe Padrinos? Si mund të heshtni ju para këtij fakti?

Kontrabandën e legjitimuat dhe bëjnë punët e pista të kryepisit. Në qoftë se qeveria porosit punë të pista, kryepis është ai që porosit punët, dhe është kryeministri”, tha Berisha.
Për dënimin e ish krerëve të UÇK, sipas Berishës janë Rama dhe Vuçiç.

“Përgjegjës për atë që ndodhi janë Vuciç dhe argati i tij në Tiranë (Rama)”, tha ai

ME TE LEXUARAT