Zjarri në pallatin te ‘Farmacia 10’ në Tiranë, QSUT në alarm, Urgjenca dhe Djegia Plastike në gjendje gatishmërie
Lajmifundit
/
14 Prill 2026, 18:13
Politikë

Pas zjarrit në pallatin te ‘Farmacia 10’ në Tiranë, i cili ka përfshirë thuajse gjithë godinën, brenda së cilës ndodhen ende njerëz, ka alarmuar Qendrën Spitalore Universitare ‘Nënë Tereza’ (QSUT).
Burime nga mediat bëjnë të ditur se repartet e Urgjencës dhe Djegies Plastike janë vënë në gatishmëri, për çdo situatë që mund të krijohet.

Një pallat është përfshirë nga flakët pasditen e së martës te zona e njohur si "Farmacia 10" në Tiranë. Mediat sjellin pamjet e momentit kur zjarrëfikësit evakuojnë banorët nëpërmjet shkallëve.


