A ka gjë mes tyre? Miri flet për Selin, por hedh dyshime: Ajo ka shumë pikëpyetje…

Debatet dhe raportet mes banorëve vijojnë të jenë në qendër të vëmendjes në “Big Brother VIP Radio” në Top Albania Radio, ku këtë herë u diskutua edhe për marrëdhënien mes Mirit dhe Selinit.
I pyetur drejtpërdrejt nga Rogerti nëse ekziston diçka më shumë mes tyre, Miri e mohoi kategorikisht, duke theksuar se raporti ka qenë dhe mbetet thjesht shoqëror.
Ai shtoi se nuk ka asnjë ndjenjë të nënkuptuar mes tyre dhe se çdo interpretim tjetër nuk qëndron.
“Ka mbaruar punë, nuk ka lidhje ajo… ka qenë, dhe është, thjeshtë shoqërore. S’ka lidhje ndjenja të cilat nënkuptohen…”
Megjithatë, kur u pyet për qëndrimin e ftohtë të Selinit dhe faktin që ajo nuk komunikon më në mënyrë të afërt me të, Miri u shpreh se nuk beson që ajo ka ndjenja, por la të hapur mundësinë që Selini mund të ketë paqartësi të veta.
“Nuk mendoj se ajo ka ndjenja… Se çfarë mendon dhe çfarë ka ndjenja Selin, nuk e di… Selin ndoshta ka disa pikëpyetje në kokën e saj dhe nuk do t’i sqarojë kurrë”.


