“E mbajte fjalën” – Danja fton Jozin në dasmën e motrës, ish banori shfaqet duke kënduar

Showbiz

“E mbajte fjalën” – Danja fton Jozin në dasmën

Pavarësisht incidentit të bujshëm gjatë finales së “Big Brother VIP 4”, ku Jozefin Marku goditi me shpullë fituesin Gjesi, marrëdhëniet mes tij dhe Danja Kokës duket se kanë mbetur të qëndrueshme.

Ish-banori u shfaq i ftuar në dasmën e motrës së Danjës, teksa në rrjete sociale modelja publikoi një video ku Jozefin këndon për të pranishmit. “Joz Marku, e mbajte fjalën”, shkroi ajo krahas postimit në InstaStory.

Në shtëpinë e BBV, dyshja kishin një raport korrekt dhe miqësor, ndërsa ftesa për dasmën konfirmon se konflikti me Gjestin nuk ka ndikuar në marrëdhënien e tyre.

ME TE LEXUARAT