Çfarë po ndodh mes tyre? Brikena debaton me Mateon për shkak të Selin?

Showbiz

Çfarë po ndodh mes tyre? Brikena debaton me Mateon për shkak

Teksa të gjithë menduan se raporti i Mateos me Brikenën do të jetë më i qetë pas puthjes së tyre, në fakt gjërat duket se janë më në tension. E së fundmi në qendër të debatit të tyre është bërë Selin.

Situata u tensionua pasi Mateo u pa duke e kapur Selin nga krahu për t’a hedhur në pishinë, një veprim që nuk i pëlqeu aspak Brikenës.

Banorja reagoi menjëherë, duke i kërkuar llogari për gjestin dhe duke theksuar se marrëdhënia e tij me Selin është keqkuptuar edhe më herët nga publiku, çka e bën situatën edhe më delikate.

Pas përplasjes, Brikena Selmani ka zgjedhur të distancohet, duke e injoruar Mateon në ambientet e shtëpisë më të famshme në Shqipëri, “Big Brother VIP 5”.

Nga ana tjetër, Mateo Borri është shprehur se nuk ka pasur asnjë qëllim të keq dhe se veprimi i tij ka qenë spontan, pa ndonjë domethënie tjetër.

Ndërkohë, dinamika mes banorëve po bëhet gjithnjë e më e ndërlikuar, duke shtuar dyshimet nëse kemi të bëjmë me xhelozi apo thjesht një tjetër keqkuptim brenda lojës./BBVA5

ME TE LEXUARAT