FOTO/ Në 30-vjetorin e tij, Joz Marku surprizon ndjekësit, prezanton partnerenen e tij

Ish-banori i "BBVA", Joz Marku ka festuar 30-vjetorin përmes një organizimi që ka bërë bashkë rrethin e tij të afërt.
Festa ishte e shoqëruar me një atmosferë të ndezur dhe fishekzjarre, ku mes të pranishmëve që kanë ndarë momente nga kjo mbrëmje ishte edhe partnerja e tij, Xhoana Toshi.
Në Instagramin e saj, ajo ka publikuar disa fotografi krah Jozit, duke i bashkangjitur atyre edhe një dedikim personal për këtë ditë të shënuar.
Në mbishkrimin e saj kushtuar partnerit, Xhoana shkruan:
“Disa njerëz thjesht e bëjnë jetën më të bukur. Jam vërtet mirënjohëse për ty! Të uroj gjithë lumturinë që meriton @joz_marku!”



