Gjestit nuk i del inati me Stresin, ja çfarë i bën gjatë koncertit
Marrëdhënia mes Gjestit dhe Stresit duket se ka marrë fund përfundimisht, dhe ftohja mes dy artistëve nuk është më thjesht çështje virtuale. Një video e publikuar së fundmi nga një koncert ku performonte Gjest, ka rikthyer në vëmendje tensionet mes tij dhe reperit Stresi.
Shkak për krisjen e miqësisë është bërë afrimi i Stresit me Joz Markun, personin që dikur ishte përfshirë në një konflikt fizik me Gjestin gjatë kohës së “Big Brother VIP Albania”. Stresi, i cili më parë ishte ndër mbështetësit më të zëshëm të Gjestit, u pa kohët e fundit në shoqëri me Jozin, madje edhe duke shkëmbyer një puthje miqësore në një event publik, çka shkaktoi reagime.
Gjest reagoi duke hequr Stresin nga lista e ndjekësve në Instagram, dhe ky i fundit ia ktheu në të njëjtën mënyrë, duke e larguar edhe ai nga lista e tij. Ky akt i ndërsjellë u interpretua nga ndjekësit si konfirmim i ftohjes së miqësisë së tyre.
Por situata nuk u mbyll me kaq. Gjatë një koncerti të fundit, Gjest nuk i kurseu thumbat. Në mes të performancës, ai u shpreh:
“Sa puthje po më dërgoni nga larg, po asnjë s’po më puth me të vërtetë”, deklaratë që u prit me brohoritje nga publiku, duke e lexuar qartë si një ironi ndaj famëkeqes puthje mes Stresit dhe Jozit.
Mesa duket, inati mes dy ish-miqve është thelluar, dhe përçarja po zgjatet përtej rrjeteve sociale, duke u bërë pjesë edhe e skenës muzikore. Rrjetet sociale janë ndezur sërish pas publikimit të videos, ndërsa ndjekësit mbeten në pritje të një reagimi të ri nga Stresi.