Ish-konkurrentja e “Për’puthen”: Djemtë veriorë e shprehin më mirë dashurinë se ata jugorë…

Showbiz

Ish-konkurrentja e “Për’puthen”: Djemtë veriorë

E ftuar në “Live From Tirana” me Ronaldo Sharkën, ka qenë ish-konkurrentja e “Përputhen”, Emi. Ajo ka diskutuar më shumë mbi marrëdhëniet e brezit të sotëm, por duke ndarë dhe disa detaje nga jeta e saj personale…

Pjesë nga intervista:

Ronaldo: Sipas teje, kush e shpreh më mirë dashurinë, veriorët apo jugorët?

Emi: Më pëlqen shumë kjo pyetje. Veriorët. Unë po flas nga eksperienca ime. Besoj se bëjnë pak më shumë pas vajzave, janë më të dhënë, dhe kjo vjen dhe për shkak të kulturës.

Në veri janë më me mentalitetin e traditës. Kurse nga Shqipëria e mesme dhe jugorët, janë pak më liberalë.

Kurse veriorët, shoqërinë apo të dashurën e shohin pak më ndryshe. Kot nuk u ka dalë nami veriorëve që dinë si ta mbajnë të dashurën.

Tani pyll pa derra nuk ka, si në veri ashtu dhe në jug, por lidhet pak me traditën që bëjnë pak më shumë pas grave./“Live From Tirana

ME TE LEXUARAT