“Ishallah ia bën dikush gruas tënde...”/ Selin debaton ashpër me Rogertin: Ti meriton të digjesh

Në Prime-n e së martës, Juela u vendos përpara Kutisë së Pandorës, ku zgjodhi të çonte në nominim Selinën, Gimbon edhe Gretën së bashku me Rogertin, me njërin prej tyre që do të lërë shtëpinë të shtunën.
Kjo zgjedhje nuk u prit mirë nga tre banorët, të cilët filluan të debatonin me Juelën menjëherë pas Prime-t.
Debate të cilat vazhduan edhe këtë mëngjes, me Gretën që u përplas disa herë në shtëpi me Juelën, të cilës i ka dalë në mbrojtje Rogerti.
Greta madje në një moment ka akuzuar Rogertin se e ka prekur te vithet, gjë që banori e mohon. Selin dhe Gimbo i janë kthyer shumë ashpër atij, duke mbrojtur Gretën.
Pjesë nga debati:
Gimbo: Pse i vendos duart në ato vende te një femër
Rogerti: Hajdeni
Selin: Po ça hajdeni
Gimbo: Po ti je legen
Selin: Ishllah ia bën dikush gruas tënde atë, aty ku dhemb më shumë, psikopat
Gimbo: Ashtu si bën ti
Rogerti: Kjo që nuk përmend familje
Selin: Ti meriton të digjesh, jo të të përmendet familja
Rogerti: Ishalla gruas tënde
Gimbo: Ti që prek një vajzë të huaj
Selin: Aty ku të dhemb më shumë, po ndoshta s’të dhemb fare se je i pafytyrë./BBVA5


